Milaim Zeka: Glauk Konjufca, humbi çdo rruzë gjaku në momentin kur, Dardan Molliqaj e cilësoi si ish-pjesëtarë të SHIK-ut.

In Kosova, Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka komentuar çështjen e votimit të shumë ligjeve që u bën mbrëmë në seancë.

Zeka është shokuar mbrëmë se si nuk pati asnjë amendament për çerdhe, asnjë fjalë për azil të pleqve dhe asnjë fjalë për sektorin privat.

Tutje ai tha se i dhimbsej ministri i Financave, Bedri Hamza  që sipas tij thoshte me vete: Mos qofsha në lëkurën e kryetarit Kadri Veseli, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu cilësoi disa deputetë si “pacientë të Burdushit”. Nuk la anash as përshkrimin e deputetit  Glauk Konjufca, që sipas tij humbi çdo rruzë gjaku në momentin kur ish-bashkëpartiaku i tij, Dardan Molliqaj e cilësoi si ish-pjesëtarë të SHIK-ut.

Postimi i plotë:

Mos qofsha ne lekuren e Kadri Veselit

Disa fjale pet seancen e djeshme ne Kuvendin e Kosoves

Tek po shkoja ne Kuvend, mendoja per punen kolosale qe kemi bere disa deputet per t i sjellur ne Kuvend tri ligje dhe ligjin e katerte, ate per Trepçen. Isha me gjysem zemer sepse ligjet i kishim bere nen presione, nen shantazhe nga te gjithe. Presion nga i madh e i vogel. Presion nga ambasada te huaja, nga Zyrat nderkombetare ne Prishtine, shantazhe nga individ dhe organizata te te gjitha kategorive. Dezinformata nga disa kolege deputete, qe vetem per me qene ne ballinat e portaleve, i leshonin nga 20 rrena ne dite. Me kete deshironin edhe ti rrenin votuesit e tyre. Une mendoja vetem tek ardhemeria e femijeve te mi dhe per deshmitar e doja vetem Zotin.

Kur hyme ne sallen e Kuvendit, 95 perqind te deputeteve u deshen lakuriq perpara cdo qytetari brenda e jashte. U pa se si i rrejshin votuesit e tyre. U pane sa te paftyre ishin ata qe paraqitshin amandamente, ban be se ishin paret e babes te tyre, apo edhe te Vuçiqit. Ma kriminelet ne kete drejtim delnin deputete e pozites, se sa te opozites. Kampion ishin nja dy-tre deputet te PDK se. Po kishte edhe te tjere, me nje fjale te gjithe ata qe po kontrabandonin amandamente pa perkrahjen e komisioneve.

Me dhimbesej ministri Bedri Hamza, ndersa thosha me vete: Mos qofesha ne lekuren e kryetarit Kadri Veseli!!!

Pastaj i shiheja pacientat e Burdushit se si po paloheshin ne rreshtin e pare te Kuvendit. E shikoja Glaukun qe e humbi çdo rruze gjaku kur Dardan Molliqaj ja beri publik te qenurit ne SHIK un r Kadri Veselit dhe rrugetimin e tije politik fillimisht ne PDK, pastaj ne AAK, dhe se fundi ne VV. Udheheqesi shpirteror i sektit politik, Fidel Kastro i Kosoves, rrotullonte letrat mbi tavoline, dhe mundohej te na tregonte strategjine e pushtimit te Serbise permes pordheve te partise se tije, dhe feneve te aleatit, ne krye me zecat e Bujar Bukoshit, te ulur ne rendin e pare.

E nejse, vetem nje gje me ka shoku mbrame: qysh bre asnje amandament per çerdhe?! Asnje fjale per azil te pleqeve! Asnje fjale per sektorin privat!!!

Kuku per ne…

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu