Shqiptarët vijojnë të “vdesin” për makinat

In Rajoni

Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe vështirësitë për të gjetur një vend parkimi, po i shtyjnë gjithnjë e më tepër qytetarët të përdorin biçikletat. Kostoja për të blerë dhe mbajtur një biçikletë, sipas shitësve dhe riparuesve të tyre është shumë herë më e leverdishme se sa ajo e një automjeti.

Gëzimi ka një pikë riparimi biçikletash në Tiranë, i cili prej më shumë se 30 vitesh e bën këtë punë me shumë pasion. Ai thotë se në ditët e sotme njerëzit e neglizhojnë përdorimin e biçikletave duke përdorur më shumë automjetet.

Gëzim Garunja, riparues biçikletash: “Po vijnë në shtim, por brezi i parë ka marrë biçikleta në përdorim dhe vazhdon akoma, arsyeja pse kanë qejf më shumë makinat, që mos ta lagë shiu ka shumë faktorë. Por shitje këtu nuk ka, që njeriu të ecë në shi, diell e breshër. Këtu e mbajnë për në verë”.

Gjatë bisedës Gëzimi na tregon se puna e riparimit të biçikletave është e lodhshme dhe e mundimshme, por kjo punë i sjell atij të ardhura për të mbajtur familjen.

Gëzim Garunja, riparues biçikletash: “Po të jesh usta i mirë e mos bësh hile, ta përcaktosh punën ta dish ku i dhemb. Është si punë doktori”.

Sipas tij të pedalosh është shumë herë më e shëndetshme dhe mbi të gjitha biçikleta të mbaron punë, kjo pasi edhe korsitë e dedikuara në kryeqytet janë një avantazh

Gëzim Garunja, riparues biçikletash: “Jo ke ne, por në botë ai që ka kulturë bicikletën është njeri. Unë kam që në ‘71 që eci dhe nuk e kam ndërpre fare”.

Aktualisht Bashkia e Tiranës në punimet që po kryen për sistemimin e infrastrukturës, një vemendje të veçantë i kushton edhe korsive të dedikuara për biçikletat. /abcnews

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu