Specialisti i kërkimit të Sala: Çudi sesi aeroplani u gjet pothuajse i padëmtuar

In Sport

Aeroplani që po e barte futbollistin Emiliano Sala për çudi u gjet pothuajse i padëmtuar, dhe ka mundësi që trupi i tij, dhe ai i pilotit të zhdukur, janë në mesin e mbetjeve, sipas specialistit të gjetjeve të anijeve të mbytura, David Mearns, i cili e gjeti aeroplanin në shtratin e Kanalit Anglez.

David Mearns, kapiteni i anijes së kërkimit të angazhuar nga familja e argjentinasit Sala, konfirmoi se e ka gjetur mbetjen e aeroplanit në Kanalin Anglez në veri të Guernsey, duke përdorur hidrolokator të dielën në mëngjes, pak orë pasi kishte nisur kërkimi, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, sot u gjet edhe një trup, i cili mund të jetë i Salas apo pilotit David Ibbotson.

Duke folur për BBC Radio 4, Mearns tha se befasi më e madhe ishte se shumica e aeroplanit ndodhej aty.

“Më së shumti na befasoi fakti se shumica e aeroplanit ndodhej aty. Ne prisnim të gjenim mbetje në fushë. Aeroplani është i shkatërruar por është aty”, shtoi ai.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu