Dy shtetas të Serbisë janë dëbuar nga Kosova, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Siç njofton Policia, të dyshuarit gjatë identifikimit dhe kontrollimit nuk kanë mundur ta dëshmojnë hyrjen legale në R. Kosovës.
Njërit nga të dyshuarit i shqiptohet dënimi për të huaj, dëbim me forcë dhe ndalim hyrje për tre muaj në territorin e Kosovës, ndërsa të dyshuarit tjetër ndalim hyrje për dymbëdhjetë muaj.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Nemanja’ të Leposaviçit