Mësuesi rrah nxënsin, në Podujevë

In Kosova, Lajme

Nxënësi F.R  nga Podujeva, ditën e enjte është sulumuar fizikisht në shkollën e tij, nga një profesor.

Profesori Sh.B nga Podujeva dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tij, kjo për faktin se i njëjti deshi ta mbyllë derën e klasës pasi që kishte të ftohët, tregon prindi i të riut.

“Djali im është nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”. Pra, rasti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme ku më ka njoftuar se profesori i Gjuhës Gjermane e ka kap për fyti vetëm pse ky është qu me e mbyllë derën e klasës ngase e ka pas të ftohtë, absolut asnjë arsye tjetër s’ka pas”.

Derisa shprehet i shqetësuar se i biri iu kthye në shtëpi me gërvishtje të madhe në qafë, thotë gjatë gjithë këtyre viteve ai nuk i ka sjellur atij as edhe një problem të vogël.

“Këto vjet i ka ba kurrë probleme as fjalë nuk m’ka ba, përkundrazi është shumë shumë i dëgjueshëm edhe i urtë, edhe kur ta pyet diçka heziton me kthy përgjigje. Për rastin në fjalë e kam informu drejtoreshën, drejtorinë e arsimit në Podujevë por gjithsesi edhe Policinë kam hapur rast ndaj tij”, ka thënë tutje ai.

T.R si prind thotë se ndihet tejet i shqetësuar, pasi që fëmiun e ka dërguar në shkollë për të mësuar e jo për të ushtruar mësimdhënësit dhunë ndaj tij. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku.

“Po ne e kemi pranuar informatën rreth orës 13.30, ku dyshohet se një mësimdhënës ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi të klasës së shtatë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Personi i dyshimtë është duke u intervistuar. Rasti po hetohet”, ka thënë Çitaku.

Kujtojmë faktin se kohëve të fundit dukshëm është rritur dhuna ndaj fëmijëve në vendin tonë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu