Daçiqit i dhemb debakli i pësuar në Këshill të Sigurimit, sulmon ambasadoren Vlora Çitaku

In Kosova, Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është munduar që të arsyetojë debaklin që ka pësuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përballë ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Ai ka thënë se nëse Vlora Çitaku e ka fituar përballjen në Këshill të Sigurimit, atëherë pse po kërkohet që të rrallohen seancat për Kosovën.

Daçiq pretendon se pas asaj seance, SHBA-të kanë drejtuar kërkesa në drejtim të Prishtinës për heqjen e taksës.

“Nuk varet nga ne se sa seanca do të jenë, një gjë e tillë përcaktohet nga Sekretari i përgjithshëm. Për ne është me rëndësi që këtë vit do të jenë tre seanca, dhe vitin e ardhshëm dy. Pas fjalës sonë në seancën Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA’të filluan presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës.  Pra një gjë të tillë nuk e kanë kërkuar vetëm Rusia dhe Kina”, ka thënë Dacic në emisionin e mëngjesit në televizionin N1.

Ndërkohë debaklin e pësuar përballë ambasadores Çitaku është munduar ta relativizojë duke thënë se  në Këshillin e Sigurimit, përpara tij shkruan Serbia, ndërsa përpara saj shkruan Vlora Çitaku.

” Serbia, shkruan para meje, ndërsa para saj, Vlora Çitaku”, ka thënë ministri serb.

Në këtë diskutim në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në favor të Kosovën kishin folur edhe fuqitë e mëdha.

Deklarata e ambasadores së Britanisë së Madhe, se Kosova ka te drejtë të ketë ushtrinë e saj, ka nxitur reagime të shumta në Serbi e Rusi.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu