Artistët e famshëm që asnjëherë nuk fituan ‘Grammy’

In ShowBiz

Dua Lipa me të vërtetë ka bërë historinë në natën e mbrëmshme.

Akademia Amerikane e Muzikës ndan çdo vit çmimet për më të mirët e muzikës gjatë një viti.

E në industrinë shumë të madhe të muzikës botërore, është shumë e vështirë që të depërtohet në një numër të limituar nominimesh për të cilët vendosin kritikë më të mëdhenj të muzikës në botë.

Por, kur një artist bën muzikë të mirë, Akademia nuk lejon pa e vlerësuar artistin në fjalë,.

E Dua Lipa ka pasur një vit shumë të suksesshëm gjatë 2018, gjë që tani edhe po i vlerësohet nga profesionistët.

Çmimi për ‘Artistin e Ri më të Mirë’ në Grammy është çmimi më i veçantë që jepet, pasi që një artist ka mundësi që vetëm një herë në karrierë ta fitojë.

Kështu, Dua ka arritur të vlerësohet me dy çmime, derisa disa nga idolët e saj nuk kanë fituar asnjëherë.

Artistë si Katy Perry, e cila është nominuar 13 herë, nuk ka fituar asnjëherë, poashtu edhe reperi Snoop Dogg, i cili numëron 17 nominime por asnjë fitore.

Këngëtarë të tjerë të njohur që nuk kanë fituar asnjherë Grammy janë edhe: Bjork 14, Nas 13, Snoop Dogg 17, Rolling Stones 3, Bob Marley 2, Nicki Minaj 10, Jimi Hendrix, The Spice Girls e madje edhe Tupac Shakur.

Në anën tjetër, Stevie Wonder është artisti me më së shumti Grammy të fituar, gjithsej 25 ndërsa nga femrat më e vlerësuara është Beyonce me 23 Grammys.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/artiste-shume-te-famshem-qe-nuj-625503/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu