Daçiqi: Gjermania dhe Britania e Madhe tradicionalisht kanë qenë kundër Serbisë

In Lajme, Rajoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se janë krijuar të gjitha kushtet për një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të marrë garancinë e ndërkombëtarëve, megjithatë ai thotë se Prishtina nuk dëshiron një marrëveshje duke bllokuar kështu vazhdimin e dialogut.

“Në këto momente askush nga ndërkombëtarët nuk e di se çfarë do të ndodh, përderisa përfaqësuesit e Prishtina prezantojnë qëndrime të ndryshme dhe deklarata të ndryshme”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe.

Ai gjithashtu ka folur edhe për raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, duke  thënë se janë në nivelin më të ulët, shkaku i refuzimit për heqjen e taksës. Dacic ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se nuk mund të vazhdohet dialogu pa u larguar pengesat.

“Ata e kanë kuptuar tani, dhe situata aktuale është që Kosova po perceptohet si një pengesë për vazhdimin e dialogut  për arritjen e një marrëveshje”, ka shtuar ai, shkruan ‘novosti’, transmeton Gazeta Express.

Politikani serb ka folur edhe letrën e Mathew Palmer që arriti të martën në adresë të krerëve të shtetit të Kosovës, gjë që sipas tij tregon se mbështetja dhe raportet ndërmjet dy shteteve janë në një nivel shumë të ulët.

Sipas tij për Serbinë është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu dhe të mos humbet kohë, duke potencuar se interesat e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve për normalizim të raporteve janë në të njëjtën linjë.

 “Haradinaj e ka portretizuar Mogherinin si armike të Kosovës, dhe për herë të parë jemi në një situatë ku Mogherini, SHBA-të, Franca dhe Rusia pajtohet që kompromisi është i nevojshëm”, ka shtuar Dacic.

E kur ka folur për qëndrimin e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, Dacic ka thënë se ata tradicionalisht kanë qenë kundër Serbisë, duke përmendur edhe qëndrimin e  Gjermanisë kundër një zgjidhje që mund të vij si rezultat i ndryshimit të kufijve

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu