Minatorët e Trepçës nuk marrin pagë të plotë

In Kosova, Lajme

Rreth 1300 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë marrë vetëm 60% të pagës të mërkurën, për shkak të siç thuhet, mungesës së mjeteve të nevojshme.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, njëherësh anëtar i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e kombinatit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë paralajmëruar grevë nëse nuk bëhet pjesa tjetër e pagesës.

“Arsyeja është ‘nuk kemi mjete’, do të thotë Trepça ka ardhur në një situatë të tillë që nuk ka mjete as për paga, është zhytur edhe në borxhe, unë e kam paralajmëruar edhe më herët se keqmenaxhimi, korrupsioni dhe nepotizmi e kanë sjellur në këtë gjendje Trepçën. Është për keqardhje që sot të mos kenë mundësi të paguhen punëtorët”, është shprehur Bytyqi.

Minatorët e kombinatit “Trepça”, një muaj më parë kanë qenë në në grevë njëjavore, duke kërkuar rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.

Punëtorët po ashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të miratohet statuti i Trepçës, ashtu siç parashihet me Ligjin për Trepçën.

Greva ishte ndërprerë pas një marrëveshjeje të përkohshme me Qeverinë e Kosovës.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu