Jakup Krasniqi: Kërkim falja e Thaçit ndaj Gecit nuk ishte e sinqertë

In Kosova, Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është deklaruar publikisht lidhur me deklarimet e Presidentit Hashim Thaçi në një emision ku i kërkoi falje Gani Gecit për komunikatën e UÇK-së.

Krasniqi thotë se e ka të domosdoshme të deklarohet pasi sipas tij, Thaçi tha shumë gjëra që nuk përputhën me realitetin.

Sipas tij, Thaçi e din mirë që asnjë komunikatë e UCK-së nuk është lëshuar nga “banofat me qëllim që të përçajë UÇK-në”, përndryshe do të kishin reaguar me kohë.

E poashtu, sipas Krasniqit, Thaçi e di se asnjë komunikatë që përmban lista me emrat e Rugovës dhe veprimtarëve të tjerë politik nuk është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së.

“Hashim Thaçi e di se që nga viti 1998 të gjitha komunikatat janë shkruar në Kosovë dhe nëse duhet të kërkohet falje për Komunikatën 59 atëherë ajo duhet të jetë e sinqertë e jo “të gjuhet guri e të fshihet dora”, siç thotë një shprehje popullore”, ka shkruar Krasniqi mes të tjerash.

Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Reagim

Në intervistën e datës 13 shkurt 2019 për RTK-në Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi falje Gani Gecit për komunikatën numër 59 të UÇK-së.

Meqenëse gjatë intervistës së tij ai përmendi edhe zëdhënësit e UÇK-së, e shoh të domosdoshme të deklarohem publikisht për shkak se tha shumë gjëra që nuk përputhen me realitetin.

– Hashim Thaçi si udhëheqës politik i UÇK-së e di shumë mirë se asnjë komunikatë e UÇK-së nuk është lëshuar “nga banhofat me qëllim që të përçajë UÇK-në”. Sikur të kishte ndodhur një gjë e tillë ne do të kishim reaguar që në atë kohë kundër çfarëdo tendence të tillë;

– Hashim Thaçi e di fare mirë se asnjë komunikatë që përmban lista me emrat e Ibrahim Rugovës dhe veprimtarëve të tjerë politik shqiptarë nuk është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, sepse do të kishim reaguar që në atë kohë, pasi lufta kishte adresë të vetëm pushtuesin;

– Hashim Thaçi e di fare mirë kundërshtimin tim dhe të shumicës së komandantëve të Zonës Operative të Drenicës për Komunikatën numër 59, sepse është mbështetur në gjëra të pa vërteta dhe denigruese për zotin Geci;

– Kundërshtimin tim do ta kisha shprehur në rast se e njëjta gjë do të ishte bërë kundër cilësdo familje shqiptare qoftë;

– Hashim Thaçi e di se që nga viti 1998 të gjitha komunikatat janë shkruar në Kosovë dhe nëse duhet të kërkohet falje për Komunikatën 59 atëherë ajo duhet të jetë e sinqertë e jo “të gjuhet guri e të fshihet dora”, siç thotë një shprehje popullore./Indeksonline/

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu