Pompeo takohet me Mogherinin

In Bota, Lajme

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, është takuar sot në Bruksel me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, vetëm një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i akuzoi aleatët evropianë për përpjekje për t’i dobësuar sanksionet amerikane kundër Iranit.

Takimi mes Pompeot dhe Mogherinit ishte caktuar para akuzave të zëvendëspresidentit amerikan, të cilat i lëshoi gjatë një konference për Lindjen e Mesme, të mbajtur në Varshavë të Polonisë.

Mogherini, e cila kishte dhënë kontribut në arritjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2005, u përshëndet me Pompeon para një grumbulli të madh të kamerave në Bruksel dhe më pas hynë në dhomën e konferencave për ta zhvilluar një takim, i cili është planifikuar të zgjasë rreth një orë.

Mogherini refuzoi të përgjigjet në pyetjen e një gazetari për atë se çfarë mendon ajo për fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan në Varshavë, gjatë të cilit ai e akuzoi Bashkimin Evropian për përpjekje për ta thyer ndikimin e sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër Iranit.

Sipas analistëve politikë, komentet e zëvendëspresidentit amerikan me kritika të ashpra ndaj Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe reflektojnë strategjinë e Uashingtonit për ta izoluar Iranin, ndërsa kjo çështje duket se do t’i tensionojë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan “Reuters”

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu