“Vijat e kuqe” të Platformës: Shfuqizimi i 1244 dhe krijimi i një tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë

In Kosova, Lajme

Platforma për dialogun me Serbinë, të cilën e ka përgatitur ekipi negociator, sot do t’i dërgohet Kuvendit. Në këtë dokument precizohet se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet të ketë njohje nga Serbia, të shfuqizohet Rezoluta 1244, si dhe të krijohet një tribunal për krimet e Serbisë në Kosovë.

Çdo marrëveshje me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. Kështu thuhet në Platformën për dialogun me Serbinë.

Në Platformën e përgatitur nga ekipi negociator, e cila sot do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, mes tjerash precizohet se qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme, përcjell “Zeri.info”.
Po ashtu në këtë dokument, që e ka siguruar “Zëri”, potencohet se nuk ka marrëveshje për asgjë derisa të mos ketë marrëveshje për gjithçka. 

Për Republikën e Kosovës, sipas kësaj Platforme, marrëveshja përfundimtare ligjërisht e detyrueshme hyn në fuqi vetëm pas plotësimit të kushteve në vijim: Serbia ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, referendumi për marrëveshjen është mbajtur në Kosovë dhe marrëveshja është ratifikuar nga kuvendet e të dyja shteteve.

Kushtetuta e Kosovës nuk është e hapur për negocim

Në Platformë po ashtu potencohet se Kushtetuta e Kosovës, e cila ka përfshirë obligimet e dala nga Plani i Ahtisaarit, nuk është e hapur për negocim.

Në të flitet edhe për avancimin e të drejtave të komunitetit shqiptar që jetojnë në Republikën e Serbisë në reciprocitet të plotë me komunitetin serb në Republikën e Kosovës;

Ndërsa sa i përket rrezikut të përfolur për një nivel tjetër të qeverisjes në vend në Platformë potencohet se në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë një nivel tjetër të qeverisjes përveç nivelit lokal dhe qendror.

Të drejtat mbi burimet natyrore janë të Kosovës

Sa u përket të drejtave mbi burimet natyrore të Kosovës, me theks të veçantë shmangien e rrezikut nga humbja e Liqenit të Ujmanit dhe “Trepçës” në veri, në platformë thuhet se në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e saj të drejtat mbi burimet natyrore dhe asetet të cilat janë në territorin sovran të Republikës së Kosovës janë ekskluzivisht të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk janë të hapura për negocim. 

Ndërsa procesi i normalizimit dhe marrëveshja eventuale duhet të përfshijë një pranim të qartë, kuptimplotë, të pakushtëzuar dhe të pakthyeshëm nga Republika e Serbisë së shtetësisë së ligjshme të Kosovës. “Kjo përfshin: njohjen e Pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës brenda kufijve ekzistues”, thuhet mes të tjerash në Platformë.

Një tribunal për krimet e Serbisë në Kosovë

Sa u përket krimeve të luftës, personave të pagjetur, viktimave të dhunës seksuale dhe reparacioneve, në Platformë theksohet se marrëveshja përfundimtare duhet të themelojë një tribunal ekuivalent special për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999. Po ashtu thuhet se duhet të shfuqizohet Rezoluta 1244 e OKB-së, përderisa thuhet se marrëveshja do të arrihet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së, të cilat gjithashtu duhet të shërbejnë si garantuese të zbatimit të obligimeve që parashihen në marrëveshje.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu