“Arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, temë kyçe në 11 vjetorin e Pavarësisë

In Kosova, Lajme

Kosova sot kremtoi 11 vite shtet.

Për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sot u organizuan mbledhje dhe ceremoni solemne nga institucionet kosovare.

Krerët e vendit, në deklaratat e tyre premtuan se do të ndihmojnë Kosovën të ecë përpara në rrugëtimin e saj. Ata patën në fokus të veçantë çështjen e arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pasi sipas tyre procese të shumta do të mbesin të bllokuara nëse një gjë e tillë nuk ndodhë.

Ishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ai që e uroi i pari këtë festë. Në mbledhjen solemne të Qeverisë, ai tha se beson që këtë vit do të përmbyllen shumë tema të mëdha.

Haradinaj theks të veçantë i dha nevojës për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Shpresoj të jetë vit i përmbylljes së temave edhe i marrëveshjes obligative ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe anëtarësim në OKB, BE e NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi has dhe jemi në sfida, por Kosova nuk e ka lluksin të bëj hapa mbrapa pasi hapat e mbrapa e dobësojnë Kosovën, këtë duhet ta dinë edhe miqtë tonë”, deklaroi kreu i Qeverisë.

Ndërsa, kryeparalamentari Kadri Veseli tha se në dialog nuk po shkohej vetëm për marrëveshje me Serbinë por që çdo mosmarrëveshja ta zgjidhin në mënyrë paqësore.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë, sepse përtej dallimeve të ekzagjeruara për shkaqe elektorale, ne kemi një qëllim të njëjtë. Mbi të gjitha, ne duhet të jemi bashkë sot përballë Serbisë – për të mos ua lënë fëmijëve tanë nesër fatin tonë të rëndë të së kaluarës”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se nëse Kosova nuk bashkëpunon me SHBA-të dhe BE-në për këtë çështje atëherë nuk fiton ndërsa Serbia rehabilitohet.

Presidenti, Hashim Thaçi para ceremonisë së parakalimit të FSK-së përmendi rrugëtimin e Kosovës deri në këtë ditë duke theksuar se tani duhet të merret një vendim tjetër për të ardhmen.

Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse, të përhershme me Serbinë, që siguron njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE. Jo për të harruar të kaluarën, por për të mos lejuar që të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Për këtë vendim na kërkohet përsëri mençuri, urti dhe unitet”, theksoi Thaçi.

Fokus arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë e patën e zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan më tutje lajmi.net.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo duke i uruar kosovarët tha se arritja e marrëveshjes me Serbinë është jetike për Kosovën.

Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën që t’i hapë dyert drejt së ardhmes me më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet në dekadën e dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qendrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni kërkon zhvillime të vazhdueshme për t’i forcuar institucionet tuaja demokratike”, deklaroi Pompeo.

Porosi për të njëjtën çështje, pati edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett në një adresim për qytetarët ka thënë se nevojitet një marrëveshje me Serbinë që do të rezultojë me njohje të dyanshme.

Për të arritur paqen, nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila do të rezultojë në njohje të dyanshme. Për të arritur këtë sukses nevojitet një lidership i përgjegjshëm, përfshirje të qytetarëve dhe vendosmëri për të shërbyer mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh gjininë, religjionin apo etninë”, theksoi ambasadori amerikan.

Edhe nga ana e Serbisë u përmend sot nevoja për arritjen e një marrëveshje. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u shpreh i nevrikosur me disa politikanë serbë që flasin kundër kësaj, duke i fajësuar se ata e lanë Kosovën të pavarësohej.

Nga Mynihu, ai tha se është e nevojshme të arrihet marrëveshje mirëpo shtoi se nuk e dinë kur mund të ndodhë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu