Limaj: Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i sakrificës nga gjenerata të tëra

In Kosova, Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se 11 vjetori i Pavarësisë, është ëndërr e shumë gjeneratave.

Limaj Pavarësinë e Kosovës e ka cilësuar si kurorëzim të përpjekjeve nga gjenerata të tëra për popullin e Kosovës.

“Sot bëhen 11 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është kurorëzim e përpjekjeve dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr. Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendit”, ka shkruar ai.

Sipas tij Kosova, do të jetë përherë mirënjohëse ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar në ditët më të vështira.

“Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë. 11-vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me Ushtri. Në këto 11 vite kemi arritur suksese të mëdha, por jemi përballur edhe me shumë sfida të cilat i kemi kaluar bashkërisht me miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova do t’u jetë përherë falënderuese shteteve tona mike të cilat na ndihmuan në rrugëtimin drejt pavarësisë”, ka shkruar Limaj.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu