Ish-zyrtari i FBI-së vlerëson se Trump mund të ketë kryer një krim

In Bota, Lajme

Ish-ushtruesi i detyrës së shefit të FBI-së, Andrew McCabe ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë kryer krim kur ka shkarkuar James Comeyn nga pozita e drejtuesit të kësaj agjencie, në përpjekje për t’i dhënë fund hetimeve që po zhvillohen për presidentin Trump dhe lidhjeve të dyshuara të fushatës së tij presidenciale me Rusinë.

McCabe po ashtu ka thënë, në një intervistë për programin televiziv 60 minuta në CBS, se FBI-ja ishte justifikuar për hapjen e hetimeve rreth asaj nëse Trump ka qenë duke bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës.

“Ideja është që, nëse presidenti ka penguar drejtësinë, ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, [James Comey] për të pasur ndikim negativ apo për mbyllje të mundshme të hetimeve ndaj hapave të dëmshëm të Rusisë apo edhe mbështetjes së fushatës së tij, ju si hetues duhet të pyesni veten ‘Pse presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta bënte këtë?” ka thënë McCabe, transmeton rel.

Prandaj të gjitha faktet e llojit të tillë na shtyjnë të mendojmë nëse ka pasur ndonjë lidhje joadekuate, një lidhje mes presidentit dhe Qeverisë së Rusisë?”

“Presidenti mund të jetë përfshirë në pengim të drejtësisë teksa ka shkarkuar Comeyn”, është shprehur ai.

Presidenti amerikan pati thënë në një intervistë më 2017 se ka qenë “çështja e Rusisë” që e ka nxitur për ta shkarkuar ish-shefin e FBI-së nga pozita.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk ka pranuar të përgjigjet.

Intervista e McCabe ka fituar shumë vëmendje pas publikimit të disa pjesëve të librit të tij më të ri, në të cilin ka treguar përvojat e tij me administratën Trump.

Trump e ka akuzuar McCabe për gënjeshtra dhe ka thënë se ky i fundit ka qenë paragjykues ndaj presidentit.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu