Vuçiq: Unë luftoj si luan për Kosovën

In Kosova, Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në fund të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, se është më me rëndësi se të gjithë e kanë kuptuar se sa është atmosfera e rëndë kur bëhet fjalë për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Siç ka thënë ai, “ishte me rëndësi se politikanët botërorë në Munih kanë dëgjuar se “cila është e vërteta” dhe përgjigjja e Serbisë në atë se çfarë Prishtina iu flet partnerëve të huaj”.

“Ju keni lajme të panumërta të rreme, se si ne atje rrimë, hamë e pimë mirë… Jo, atje është një luftë e rëndë”, ka thënë Vuçiq.

Siç thotë ai, “ndoshta kam gabuar diçka në panel, por kam luftuar për Serbinë sikur luan”.

“Kështu ne luftojmë për Serbinë çdo ditë. Kur më thërrasin në Bruksel, e di se nuk më thërrasin për diçka të mirë, gjithmonë i kam kundër vetes ata të cilët pretendojnë se Kosova është shtet, dhe nuk kam askënd me më përkrahë, madje edhe ndërmjetësuesit e kanë njohur Kosovën, ata asnjëherë nuk lejojnë që grekët, spanjollët apo sllovakët t’i udhëheqin bisedimet tona, por vetëm vendet më të mëdha të BE të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ankohet Vuçiq.

“Për mua ishte me rëndësi që njerëzit të dëgjojnë edhe qëndrimin ndryshe”, shton ai.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu