Ambasadori norvegjez: Një dialog i suksesshëm është në interesin e Kosovës

In Bota, Lajme

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e dialogut shtetëror, por siç tha ai duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive.

Këtë deklaratë ambasadori norvegjez e tha në një konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Sipas tij, një dialog i suksesshëm është në interesin kombëtar të Kosovës.

Ambasadori tha se në një hulumtim të bërë nga RIDEA me qytetarët e vendit, shumica e tyre e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, raporton Telegrafi.

“RIDEA  e ka bërë një hulumtim me qytetarët e zakonshëm, ku do të jetë si pikë referuese e dialogut. Shumica e qytetarëve të Kosovës e mbështesin dialogun. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë pasi ka qëndruar në pritje më shumë se një vit për momentin, po bëhet më e vështirë që të ketë një progres. Kosova duhet që të ketë më shumë konsensus në dialog me Serbinë. Institucionet shtetërore duhet të kenë më shumë mbështetje për dialogun. Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e dialogut shtetërore, por duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive. Besoj që ky sondazh do të jetë i dobishëm për debate dhe bisedime në dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu