Me pagën e parë të marrë nga Unitedi, i blen një autobus ish-klubit të tij

In Futboll, Sport

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Diogo Dalot, e ka befasuar akademinë ku ai kishte ushtruar si fëmijë, duke ia blerë një autobus, me paratë e rrogës së parë që e mori nga Manchester Unitedi.

Portugezi u transferua në Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar nga Porto, për 22 milionë euro. Në Porto ai kishte shkuar nga akademia e futbollit, O Fintas, në vitin 2008.

Në një intervistë për gazetën portugeze, A Bola, koordinatori i kësaj akademie, Luis Travassos, e ka zbuluar dhuratën që ua kishte bërë Dalot atyre, sapo e kishte marrë pagën e parë nga Manchester Unitedi.

“Ne biseduam me Dogon në Skype. Ai më tha të dilja jashtë dhe para dyerve ishte një autobus. Unë mbeta i tronditur! Ai kishte përgatitur gjithçka në mënyrë sekrete dhe e kishte blerë atë autobus në Angli”, ka thënë Travassos.

“Për ne, një institucion me kaq shumë vështirësi financiare dhe me kap pak burime parash, shpenzimet janë shumë të mëdha dhe për këtë arsye e vlerësojmë të gjithë ndihmën që na u ofrohet”.

Kjo shkollë futbolli nuk përfitoi asnjë cent nga shitja e Diogos në Manchester Unitedi, pasi që portugezi ishte larguar nga aty në moshën nëntëvjeçare.

19-vjeçari i ka bërë 11 paraqitje për Manchester Unitedin këtë sezon. Ai është përballur me lëndime, si dhe trajnerët, Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer, preferuan t’i japin atij më shumë kohë për t’u përshtatur në ligën e re.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu