Këshilltari i ministrit Lekaj pret të udhëheqë departamentin e financave

In Kosova, Lajme

Fatos Mani, këshilltari politik i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj është përzgjedhur me konkurs të hapur për Drejtor të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në ministrinë e shefit të tij.

Këshilltari i Pal Lekajt është rekomanduar nga Komisioni përzgjedhës për pozitën e drejtorit si kandidat me vetëm katër pikë më shumë se kandidatura Lindita Osaj, e cila është ushtrues detyre në Drejtorinë e Financave.

Konkursi për Drejtor në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme është shpallur më 9 tetor, dhe është finalizuar në fund të muajit nëntor, por ende është gjithçka e hapur pasi dikush ka bërë një ankesë për përzgjedhjen e Manit në këtë pozitë.

Fatos Mani ka qenë pjesë e strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në vitin 2015 është zgjedhur pjesë e Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se Mani ka nga kandidati i propozuar nga vlerësuesit e komisionit, por pohon se ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë, ngase është bërë ankesë ndaj tij.

“Po është e vërtetë që sipas vlerësimeve të komisionit, kandidati më i mirë në konkursin shpallur për pozitën në fjalë ka dalë të jetë Fatos Mani dhe ajo çka mund t’ju them tani për tani është se i njëjti nuk mund të ushtrojë detyrën e ri, derisa nuk merr epilog procedurën e ankimimit dhe gjithashtu z. Mani mbetet si këshilltar i ministrit, sepse kjo është në përputhje me ligjin “, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës për lajmi.net.

Edhe pse, Mani e mban një post politik, në Ministri thonë se ai ka kohë që nuk ka funksion menaxherial dhe ekzekutiv brenda partive të strukturave të AAK-së.

“Ajo çka mund të themi lidhur me angazhimin politik të z. Mani, është se ka vite që i njëjti nuk ka funksion menaxherial dhe ekzekutiv brenda strukturave të partisë, AAK “, ka bërë të ditur zyra për marrëdhënie me publikun e MI-së.

Lajmi.net ka mësuar se për këtë pozitë kanë aplikuar 8 kandidatë: Arben Sht, Ferid Sylejmani, Jupë Hoti, Musë Gjergjaj, Fatos Mani, Fahredin Zeqiri, Lendita Osaj dhe Milaim Ahmetaj.

Këshilli, ka konstatuar Komisioni për Përzgjedhës të Shërbimit Civil, ka përgatitur listën e shkurtër për gjashtë kandidat: Arben Sht, Ferid Sylejmani, Musë Gjergjaj, Fatos Mani, Lindita Osaj, Milaim Ahmetaj.

Këshilli ka konstatuar se testimi me shkrim kanë kaluar katër kandidatë: Musë Gjergjaj, Fatos Mani, Lindita Osaj, Milaim Ahmetaj. Ndërsa, Musë Gjergjaj nuk është paraqitur në intervistë. Në intervistë me gojë janë intervistuar tre kandidatë: Fatos Mani, Lindita Osaj dhe Milaim Ahmetaj.

Mani ka marrë 848 pikë, vetëm 4 pikë më shumë se pasuesja në listë, Lindita Osaj, e cila është 844 pikë, i treti është Milaim Ahmetaj, i cili gjithashtu vjen nga ky ministri .

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu