Rama, opozitës: Dialog, jo zgjedhje të parakohshme

In Lajme, Rajoni

Disa orë pas dorëzimit të mandateve nga opozita, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh i gatshëm për dialog, ndonëse nënvizoi se nuk vinte në tryezë mandatin e tij.

Jemi dhe do të jemi gati të dialogojmë për gjithçka që i shërben forcimit të demokracisë në vend. Ama, një ndër shumëçkatë që mund të diskutohen nuk është as retorika e dhunshme, as imponimi me dhunë i ndryshimit me dhunë i ndryshimit të raporteve politike të vendosura nga populli me votë dhe padyshim as ndërprerja e një mandati legjitim qeverisës përmes një kamikazërie politike”, deklaroi kryeministri.

Rama theksoi se ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve që e kanë votuar, si dhe përgjegjësinë për të vazhduar qeverisjen: “Jeta parlamentare e atyre që sot lanë mandatet mesa duket mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta politike vazhdon, ashtu sikundër kjo shumicë qeverisëse do të vazhdojë punët për Shqipërinë jo sikur nuk ka ndodhur asgjë, por edhe sepse kjo që ndodhi na ngarkon me një përgjegjësi më të madhe në udhëheqjen me largpamësi dhe maturi të vendit dhe në shërbimin me përulësi dhe urtësi ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, pa asnjë dallim”.

Dy, sipas Ramës, janë arsyet kryesore që çuan opozitën në këtë akt ekstrem. E para ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme: “Ata e dinë se humbjen e zgjedhjeve vendore e kanë të pashmangshme sepse e dinë që nuk kanë shumicë në popull. Sovrani nuk është ai që del në rrugë, por ai që gjykon në zgjedhje”, raporton Tch.

Ndërsa tjetra lidhet me reformën në drejtësi: “ Drejtësia e re do të ndajë qartë akuzën nga krimi”.

Akuzave për shitblerje të votës, këtë herë Rama iu përgjigj me emra të përveçëm: “Monika do të ishte e para që do të shkonte në Ferr për mëkatin e shitblerjes së votave”.

Lulzim Bashën e ironizoi, duke u kujtuar demokratëve qëndrimet e kryetarit të tyre në fushatën e fundit zgjedhore: “U betohej demokratëve se do t’i çlironte nga skllavëria e shpk-së së Monikës”.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu