SHBA-ja vazhdon sanksionet ndaj Kosovës

In Kosova, Lajme

Përveç mosdhënies së vizës amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anulimit të vizitës së gjeneralit Timothy Orr në Prishtinë, SHBA-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në qendrën evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani.

Këto sanksione ndaj Kosovës po vijnë pas mosdëgjueshmërisë për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe tashmë është përkthyer në masa ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës.

Pas refuzimit të vizës amerikane që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj, SHBA-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani.

Një gjë të tillë për gazetën “Zëri” e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, të cilët kanë bërë të ditur se programet në fjalë parashiheshin të fillonin në mars dhe të përfundonin në muajin shtator të këtij viti.

Pavarësisht kësaj, askush nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu