Shoqëria civile kërkon nga deputetët të votojnë pro ndryshimeve në ligjin për OJQ-të

In Kosova, Lajme

Projektligji për Organizatat jo qeveritare, i miratuar në nëntor të vitit të kaluar, po konsiderohet se po rrezikon funksionimin dhe po i hap rrugë keqpërdorimit e korrupsionit të sektorin joqeveritar. Të paktën kështu thotë shoqëria civile në Kosovë, ku i është bërë thirrje gjithë deputetëve që në seancën e radhës të votojnë pro amendamenteve të Presidentit që e kthejnë ligjin në gjendjen paraprake, pa amendamentin 31 që i është bashkangjitur në momentet e fundit këtij ligji.

Fondacioni për Shoqëri Civile(KCSF) shprehet se projektligji për OJQ-të me amendamentet e fundit ka bërë që Kosova të jetë shteti i parë në Evropë që lejon, që pasuria e sektorit joqeveritar, të tjetërsohet dhe të transformohet jashtë këtyre organizatave të shoqërisë civile.

Drejtori i kësaj organizate, Taulant Hoxha thotë se ndërmjet kësaj dispozite po ju hapet rrugë keq përdorimeve të shumta dhe se kjo e parandalon cilindo donator për të ndihmuar sektorin joqeveritar.

Ai ju bënë thirrje gjithë deputetëve që në seancën e radhës të jenë të pranishëm dhe të votojnë për amendamentet e Presidentit që e kthejnë projektligjin në gjendjen e mëhershme, pa amendamentet e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Hoxha thotë se hap rrugë për keqpërdorim të shumta në vlera qindra milionëshe

Ky është problemi më i madh dhe hap rrugë për keqpërdorim të shumta në vlera qindra milionëshe. Por, dhe në konceptin e shoqërisë civile. Kjo e parandalon cilido donator qoftë një individ i vendit i huaj. Qoftë një donator  i huaj, qeverinë e Kosovës që me ndihmuar sektorin joqeveritar sepse nuk e ka sigurinë që ajo ndihmë do të përdoret për misionin, por shumë lehtë mundet me përfunduar në xhepat privat…deputetët e kanë shumë të qartë, për të përkrah këtë nisme tonën, këtë kërkesë e që është parandalimi i rrezikut për shoqëri civile duhet të vijnë në sall dhe të votojnë për. Çfarëdo mungese të tyre, realisht i hap rrugë shkatërrimit të sektorit, ndërmjet kësaj dispozite”, thotë drejtori i KCSF-së, Taulant Hoxha.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi shprehet i ashpër kundër kalimit të projektligjit në këtë formë.

Drejtori i këtij instituti, Betim Musliu thotë se në këtë mënyrë do të rrezikohet në tërësi sektori joqeveritar.

Musliu beson se kjo është shumë e qëllimshme

Nëse kalon ligji kështu siç është miratuar në Kuvendin e Kosovës, atëherë rrezikohet në tërësi sektori joqeveritar, rrezikohen në tërësi organizatat joqeveritare. Mundësohet keqpërdorimi dhe korrupsioni në sektorin joqeveritar….me aq sa ne kemi mundur me dalluar  gjithë kjo nuk duket që është diçka e rastësishme, por është shumë e qëllimshme dhe tendencat në fakt që vazhdimisht sektori jo qeveritar në të cilin bëjnë pjesë organizatat mikro financiare kanë qenë vazhdimisht i sfiduar që thjeshtë të bëhet një rregullim në lidhje me këto organizata që menaxhojnë miliona e të cilat po shihet në forma të ndryshme janë munduar që këtë buxhet të akumuluar të shndërrojnë në buxhet prej të cilit mund të përfitojnë individët”,  thotë ai..

Kurse, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina i del në krahë organizatave joqeveritare.

Ajo thotë se janë disa nene tek projektligji për OJQ-të që e cenojnë parimin e punës së lirë të tyre.

Për këtë arsye, Pantina, i bënë thirrje deputetëve që në seancën e radhës kur vijnë rekomandimet e presidentit të votojnë pro tyre.

Pantina u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë pro rekomandimeve të presidentit

Këto nene në përgjithësi e cenojnë parimin e asocimit të lirë dhe njëra nga ato, të cilët ju po e përmendi unë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që në seancën e radhës kur rekomandimet e presidentit do të jenë në rend të ditës, të votojnë pro tyre në mënyrë që pastaj Kosova mos të kritikohet dhe nga organizmat tjerë ndërkombëtar për përpjekjet për të cenuar lirin e asocimin për të drejtat e organizatave joqeveritare”, thotë ajo.

Për të votuar pro amendamenteve të presidentit Hashim Thaçi duhet që të votojnë mbi 61 deputetë dhe nëse nuk kalon atëherë do të mbetet në fuqi, ashtu siç është votuar

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu