Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi e ka turpëruar Trepçën në çerekfinalen e së mërkurës në Rahovec.
Prishtina dhe Trepça u takuan në çerekfinale në palestrën e sapondërtuar “Mizair Isma” në Rahovec, me klubin nga kryeqyteti që fitoi bindshëm 99:58, raporton Gazeta Express.
Bardhekaltrit e arrijnë gjysmëfinalen, ndërkohë që klubi nga Mitrovica eliminohet në fazën çerekfinale.
Ndërkohë, gjatë kësaj ndeshjeje, pati disa ndodhi, që u përfshinë tifozët e të dy skuadrave.
“Torcida” ia vuri flakën flamurit serb dhe ndezi mjete piroteknike gjatë ndeshjes, ndërkohë që “Plisat” shpalosen një baner me mesazh kombëtar.