ZYRTARE: UEFA ia beson FFK-së organizimin e rrethit paraeliminator të Championsit

In Futboll, Sport

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë një lajm shumë të mirë nga UEFA.

Në fakt, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur që t’ia besojë FFK-së organizimin e rrethit paraeliminator për Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë do të organizohet në vendin tonë.

FFK kishte aplikuar me kohë për marrjen e organizimit të ndeshjeve të rrethit paraeliminator dhe në saje të partneritet shumë të mirë ndërmjet dy institucioneve, por edhe organizimit shumë të mirë që FFK-ja ka bërë në ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, sot, ka ardhur lajmi pozitiv nga selia e UEFA-s.

Kësisoj, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por edhe ai “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të jenë arena ku klubi ynë kampion do të mund t’i mirëpresë skuadrat kampione nga San Marino, Andora dhe Gjibraltari.

Kërkesa për organizimin e këtij rrethi nga FFK-ja është bërë me qëllim që t’i lehtësohet puna klubit tonë që do të na përfaqësojë në këtë garë: të ketë më pak shpenzime; ta ketë mundësinë për ta shijuar përparësinë e terrenit vendas dhe ta gëzojë përkrahjen e madhe të tifozëve në një garë kaq të rëndësishme, por njëherësh si qëllim ka edhe faktin që klubi ynë të arrijë rezultate sa më të mira dhe në këtë mënyrë liga jonë të vlerësohet më lartë dhe në të ardhmen të kemi më shumë ekipe pjesëmarrëse në garat evropiane.

Të rikujtojmë se vitin e kaluar ky rreth paraeliminator u zhvillua në Gjibraltar, ku kampioni ynë Drita arriti ta mbyllë me sukses, duke kaluar në rrethin e parë kualifikues, ku më pas u eliminua nga skuadra e njohur suedeze, Malmo.

Ndeshjet e rrethit paraeliminator do të zhvillohen prej 20 deri më 27 qershor, 2019.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu