A po ndahet ALTERNATIVA, Kusari i reagon ashpër Ilir Dedës

In Lajme

Publikimi i fakteve se deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka votuar pro buxhetit dhe Ligjit për Dialogun, ka shtyrë reagimin e ashpër të kryetares së partisë, Mimoza Kusari – Lila.

Kusari-Lila ka shkruar përmes Facebook-ut në një sqarim publik se Alternativa nuk e ka mbështetur draft buxhetin e prezantuar dhe votuar në Kuvend.

Sipas saj ky është buxhet klientelesk, i varfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike.

“Si të tillë këtë projekt buxhet, Alternativa asnjëherë nuk e ka mbështetur, aq më pak, kushtëzimet që u bën për kalimin e tij.

Draftligji apo Ligji i sapo kaluar për delegacionin shtetëror për bisedime, nuk ka arritur të ketë asnjë mekanizëm për parandalimin e ndarjes apo lëvizjes së kufijve të Kosovës sipas modelit Thaçi – Vuçiç.

Fatkeqësisht, ky projektligj ia krijoi edhe një trup/mekanizëm shtesë Presidentit Thaçi për të finalizuar çfarë ka nisur vitin e kaluar.

Si i tillë, ky mekanizëm NUK është mbështetur me shumicë absolute nga Kryesia e Alternativës dhe qëndrimi zyrtar i partisë është KUNDËR këtij verzioni të miratuar”, ka shkruar Kusari-Lila.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu