Chelsea rigjen fitoren me goleadë, Higuain shkëlqen me dopietë

In Futboll, Sport

Chelsea më në fund rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi në Premier League. Maurizio Sarri është rikthyer që të “buzëqesh”, pasi skuadra e tij ka triumfuar 5-0 ndaj Huddersfield, ku protagonist kryesor ka qenë sulmuesi Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas jo vetëm që gjeti golin e parë, por realizoi dopietë duke treguar se mbetet një “vrasës” i vërtetë në zonë. Sulmuesi argjentinas u zhbllokua që në minutën e 16-të. Në fundin e pjesës së parë Hazard realizoi edhe golin e dytë, ndërkohë që në minutën e 66-të, sulmuesi belg realizoi golin e dytë personal.

3 minuta më pas do të ishte sërish Gonzalo Higuain, i cili do të shënonte një super gol me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që shënon një dopietë në debutimin në shtëpi në një ndeshje të kampionatit që prej Mario Stanic në gushtin e vitit 2000. Në fundin e ndeshjes Luiz shënoi golin që vulosi rezultatin. Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 50 pikë. /

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu