Fantastike, tifozët e Werderit ia ndreqin natën Milot Rashicës!

In Futboll, Sport

U lëndua dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 36’, por tifozët janë përkujdesur për ta qetësuar dhe për t’ia ndrequr natën Milot Rashicës.

Werder Bremen ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Augsburgut, duke triumfuar 4-0, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqeu talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili realizoi dy gola.

Ai shënoi në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi.

Rashica u largua me kokën lartë, pasi tashmë kishte kryer punën e tij në fushë.

Gjatë kohës kur po dilte nga fusha, Rashica mori ovacione të mëdha nga i gjithë publiku, sinjale se shqiptari ka nisur të fitojë zemrat e tifozëve gjermanë dhe gjithashtu edhe të trajnerit, Florian Kohfeldt, që po i jep më shumë minuta në vitin 2019.

Pas këtyre dy golave, Rashica ka shkuar në kuotën e 5 finalizimeve këtë edicion me Werder Bremenin në të gjitha garat.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu