Jahjaga reagon pë rastin e 16-vjeçares: Shkolla u shndërrua në ferr

In Lajme

Ish-presidentja e vendit, Arifete Jahjaga, thotë se është e shokuar dhe e irrituar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë të vajzës nga Drenasi.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues”.

Postimi i plotë i Jahjagës:

Jam e shokuar dhe thellësisht e irrituar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë seksual të vajzës nga Drenasi.

Pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues. E gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.

Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!

Individët që dhunojnë fizikisht e psiqikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave.

U bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që, sa më parë, ta ndriçojnë këtë rast, dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar!, ka shkruar Jahjaga.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu