Moti për ditët në vijim

In Lajme

Në Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin.

“Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e Kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstrem”.

“Minimalet parashihen të ulën deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 13 gradë Celsius (ditën e hënë)”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt.

“Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu