Selmanaj: Policia iu nënshtrua AKI’së në rastin e gylenistëve

In Kosova

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, ka thënë, pas publikimit të një raporti për këtë rast, se Policia e Kosovës ka lejuar që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ta kontrollonte rastin e të ashtuquajturave gylenistë.

Ky rast, sipas Selmanajt, është zhvilluar në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.

“AKI e ka marrë nën kontroll operacionin. Policia ka pranuar t’i nënshtrohet AKI’së”, është shprehur ai në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Kjo është e kundërligjshme”, ka vlerësuar Selmanaj. “AKI’ja s’ka mandat policor”, ka theksuar ai.

Selmanaj ka theksuar se në rrethana normale, të dyshuarit është dashur të dërgoheshin në mbajtje nga Policia, dhe jo në aeroport për dëbim drejt Turqisë.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu