Erdogan thotë se Turqia do ta zvogëlojë inflacionin nga 20 në 7 për qind

In Lajme, Rajoni

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do ta zvogëlojë shkallën e inflacionit nga 19-20 për qind sa është aktualisht në 6-7 për qind, por nuk ka qartësuar se si do të arrihet një objektiv i tillë.

Përderisa po mbante fjalim gjatë fushatës zgjedhore në qytetin verilindor të Rizes, Erdogan nuk ka saktësuar se sa do të zgjasë plani i tij për zvogëlimin e inflacionit, por si duket e kishte fjalën për periudhën pas zgjedhejve lokale, të cilat do të mbahen më 31 mars.

Banka qendrore turke ka pasur rezerva prej 100 miliardë dollarësh kur kemi ardhur në pushtet. Do të vazhdojmë përpara dhe banka qendrore do të forcohet sërish. Inflacioni do të jetë 6 deri 7 për qind. Shkalla prej 19 deri 20 për qind nuk na përket neve”, ka thënë ai.

Paqartësia e situatës politike dhe shqetësimet e investitorëve për politikat monetare të Erdoganit e kanë shkaktuar dobësimin e lirës turke gjatë vitit 2018, me ç’rast vlera e saj shënoi rënie për gati 30 për qind në krahasim me dollarin, shkruan “Reuters”.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu