Lushtaku e Sallahu shpallen të pafajshëm, konfirmon avokati Arianit Koci

In Kosova, Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm Shaban Lushtakun e Naim Sallahun.

Lushtaku dhe Sallahu ishin denoncuar nga shefi i OSHP-së, Blerim Dina për kërcënim.

Rastin për shpalljen e tyre të pafajshëm e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati Arianit Koci.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku ka deklaruar se Prokuroria nuk e ka aprovuar se të njëjtit kanë kryer këtë vepër.

Ndryshe në këtë rast, Arianit Koci ishte avokat mbrojtës i Naim Sallahut, kurse pas shpalljes së aktgjykimit ka deklaruar se Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë kur ka ngritur aktakuzën dhe se kjo gjë është vërtetuar sot edhe nga Gjykata Themelore.

Duhet përkujtuar që ky rast kishte të bënte me tenderin për autostradën A7, Prishtinë-Gjilan ku thuhej se Kryetari i Bordit të OSHP-së, Blerim Dina thoshte se u kërcënua me jetë nga Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu.

Në bazë të aktakuzës thuhej se Lushtaku dhe Sallahu kishin shkuar tek banesa e Dinajt në kohën kur në OSHP për shqyrtim kishte ankesa për një tender në Ministrinë e Infrastrukturës me vlerë afro 22 milionë euro.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu