Fushë Kosova nuk e di ku e ka kufirin me Prishtinën, AKK-ja thotë se çështja është zgjidhur

In Kosova, Lajme

Komuna e Prishtinës dhe ajo e Fushë Kosovës për vite me radhë nuk kanë arritur që të përcaktojnë kufijtë kadastral.

Komuna e Fushë Kosovës nuk e di ku fillon dhe ku mbaron territori i saj me Prishtinën. Kjo pasi sipas autoriteteve komunale akoma nuk është definuar vija kadastrale.

Por, këtë çështje Agjencia Kadastrale e Kosovës, po thotë se e ka përfunduar.

Në një përgjigje nga zyra për informim e AAK-së për lajmi.net thonë se rregullimi i kufirit kadastral në mes komunës së Fushë Kosovës dhe komunës se Prishtinës është bërë që nga gushti i vitit të kaluar.

“Në muajin gusht të vitit 2018  është bërë rregullimi i kufirit kadastral në mes të komunës së Fushë Kosovës dhe komunës se Prishtinës”, thuhet në përgjigjën e zyrës për informim të AKK-së, dërguar për lajmi.net.

Ata po ashtu kanë thënë se nëse do të këtë ndonjë rast të mospërputhjes në mes të kufijve kadastral, AKK-ja do të veproj sipas ligjit.

Në mes të këtyre dy komunave nuk kemi ndonjë mospërputhje tjetër.  Nëse do të ketë ndonjë rast të mospërputhjes në mes te kufijve kadastrale atëherë AKK-ja do te veproj sipas ligjit dhe UA dhe do ti trajtoj ato”, thuhet tutje në përgjigjen e AKK-së.

Por ndryshe thonë në Komunën e Fushë Kosovës, kryetari i kësaj komune në një intervistë për lajmi.net ka thënë se problemi me kufijtë kadastral është shumë i ndërlikuar dhe nuk është lehtë për tu zgjedhur.

“Problemi me kufijtë kadastral është shumë i ndërlikuar dhe nuk është lehtë për tu zgjidhur”, ka thënë Berisha.

Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë probleme tipike rreth kësaj çështje.

“Nuk ka probleme tipike rreth kësaj çështje”, ka thënë tutje ai.

Ndërsa në komunën e Prishtinës, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse është zgjedhur apo jo kjo çështje, por se kanë thënë se kompetencat për këtë janë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kompetencat për ketë çështje janë të Agjencionit Kadastral të Kosovës. Ju lutem e drejtoni pyetjen e juaj te ky Agjencion”, ka thënë Miranda Mullafazliu, zëdhënëse për media në komunën e Prishtinës.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu