Në Serbi kërkohet seancë e jashtëzakonshme për Kosovën

In Lajme

Drejtuesi i lëvizjes ‘Dveri’ Bosko Obradovic, ka kërkuar sot që Kuvendi i Serbisë të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për sa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Në hollin e Kuvendit, Obradovic u kishte thënë gazetarëve se ai nuk ka parë ende asnjë platformë, në bazën e së cilës presidenti i Serbisë mund të vazhdojë negociatat me Kosovën në Bruksel, shkruan tanjug, transmeton Express.

Dialogu i Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka muaj që ka stagnuar.

Serbia nuk rikthehet në dialog pa iu plotësuar kushti për heqjen e taksës, në anën tjetër Prishtina është e gatshme që të rikthehet në dialog, por kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, është i vendosur që taksa të mos hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër është formuar edhe një ekip i unitetit, i përfaqësuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, për bisedimet me Serbinë, të cilët kanë hartuar një platformë për këto bisedime.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtojnë ekipin së bashku me platformën, pasi sipas tyre Qeveria Haradinaj dhe ekipi i krijuar nuk kanë legjitimitet.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu