Shënohet rasti i dytë i shërimit të plotë nga virusi HIV, ndodhi në Britani

In Bota, Lajme

Një burrë në Britani bëhe pacienti i dytë në botë që shërohet plotësisht nga virusi HIV, pas transplantit të palcës së eshtrave nga një dhurues rezistent ndaj virusit.

Pothuajse tre vjet pas marrjes së qelizave staminale të palcës së eshtrave nga një donator me një mutacion të rrallë gjenetik që reziston infeksionit HIV, testet treguan se pacienti nuk ka asnjë gjurmë të virusit.

Ai është quajtur “pacienti i Londrës”, pjesërisht sepse rasti i tij është i ngjashëm me rastin e parë të njohur të një kurimi funksional të HIV-it, “pacienti i Berlinit”, amerikani Timothy Brown, i cili iu nënshtrua një trajtimi të ngjashëm në Gjermani në vitin 2007, dhe u shërua plotësisht nga virusi HIV.

Pandemia e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz në mbarë botën që kur u shfaq rasti i parë në vitet ’80. Rreth 37 milionë njerëz janë të infektuar me HIV aktualisht.

Hulumtimet shkencore mbi virusin kompleks kanë çuar në zhvillimin e kombinimeve të ilaçeve drogës që mund ta mbajnë nën kontroll në shumicën e pacientëve.

Pacienti i Londrës u infektua me HIV në vitin 2003, ndërsa në vitin 2012 u diagnostikua gjithashtu me një lloj kanceri të gjakut të quajtur limfoma Hodgkin.

Në 2016-n, kur ai ishte shumë i sëmurë me kancer, mjekët vendosën t’i bënin një transplant. Donatori kishte një mutacion gjenetik të njohur si CCR5 delta 32, i cili jep rezistencë ndaj virusit HIV.

Shumica e ekspertëve thonë se është e pakonceptueshme që trajtimet e tilla mund të shërbejnë si mënyrë për shërimin e të gjithë pacientëve.

Procedura është e shtrenjtë, komplekse dhe e rrezikshme. Donatorët që përputhen me pacientët e sëmurë janë pak,  shumica prej tyre me prejardhje nga Evropa veriore, të cilët kanë mutacionin e CCR5.

Specialistët thanë se ende nuk ishte e qartë nëse rezistenca e CCR5 është “çelësi” i vetëm apo ka edhe faktorë të tjerë që mund të kenë pasur rol të rëndësishëm në shërimin e pacientit.

Si pacienti i Berlinit, edhe ai i Londrës kishin të dy këtë lloj komplikacioni, i cili mund të ketë luajtur rol në zhdukjen e qelizave të infektuara me HIV.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu