Lluka fton bizneset nga Katari të investojnë në Kosovë

In Kosova, Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë ditës së sotme ka ftuar bizneset nga Katari të investojnë në Kosovë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutoi rreth mundësive për bashkëpunim ekonomik në sektorët të cilat mbulon MZHE, shkruan lajmi.net.

Siç thuhet në njoftim të ministrisë, Lluka ka falënderuar ambasadorin Ali Bin Hamad Al Marri për vizitën me që rast e njoftoi rreth fushëveprimit të ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe kërkoi që të shqyrtohen mundësitë që të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Katarit.

“Ministria e zhvillimit ekonomik vepron në disa sektorë ndër to energjia, teknologjia informative, minierat dhe energjia fusha në të cilat ka potenciale të mëdha dhe qe janë të hapura për investime. Shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje të shikoni mundësitë të cilat ofrohen në këto fusha dhe të ftohen bizneset nga Katari që të investojnë”, u shpreh Lluka.

Në anën tjetër ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri tha se është i lumtur që po e viziton Kosovën dhe e falënderoi ministrin Lluka për pritjen dhe informimin rreth gjendjes në sektorët që ministria mbulon, ku tha se do të shihen mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Katarit dhe Kosovës.

Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe sektori i ujërave të Kosovës me synim që të tërhiqen investime nga Katari.Në fund ministri Lluka ndau një dhuratë për ambasadorin jorezident të Katarit Ali Bin Hamad Al Marri.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu