Pendarovski: Shqiptarët të votojnë për mua, jo për kandidatin shqiptar!

In Lajme, Rajoni

Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë, nga LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski ka thënë se është shumë e rëndësishme që presidenti i ardhshëm të fitojë edhe vota të shqiptarëve.

Ai në një intervistë për “Jutarnji list” ka thënë se ka shumë rëndësi që Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë të votohet nga shqiptarët, sepse është një bashkësi e madhe etnike dhe për shkak të lidhjeve me Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kjo ka shumë rëndësi, së pari për shkak bashkësisë së madhe shqiptare në vendin tonë, e cila ka shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe për shkak bashkëpunimit rajonal, që është parakusht për integrimin evropian, ndërsa nga tre fqinjët tanë, Bullgaria dhe Greqia janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia është në rrugë”, tha Pendarovski.

Ai tha se Maqedonia është larg antarësimit në BE por do të punojnë shumë që t’i arrijnë Serbinë dhe Malin e Zi në proceset e antrësimit.

“Ne jemi ende larg anëtarësimit të plotë për në BE. Kjo do të jetë për ne sfidë e madhe diplomatike me tempo ofensive që të zbatohen reformat dhe të arrijmë sukses që t’i mbërrijmë Serbinë dhe Malin e Zi, të cilave si afat më të përafërt, u është dhënë viti 2025”, tha Pendarovski.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu