Maduro synon të ristrukturojë Qeverinë e Venezuelës

In Bota, Lajme

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka kërkuar gjithë kabinetit të tij të japë dorëheqje, në mënyrë që ai të realizojë një “ristrukturim të thellë” të Qeverisë, ka thënë nën-presidentja e këtij shteti, Delcy Rodriguez.

“Presidenti Nicolas Maduro i ka kërkuar gjithë anëtarëve të kabitetit që të heqin dorë nga rolet e tyre, për t’i hapur rrugë rishqyrtimit të metodave dhe funksioneve” ka thënë Rodriguez.

Sipas saj, një veprim i tillë do të “fuqizonte shtetin” ndaj çdo kërcënimi.

Ristrukturimi potencial i Qeverisë, vjen në kohën kur kriza është thelluar në shtetin e Amerikës Latine, si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, inflacionit, zvogëlimit të rezervave të ushqimit dhe ilaçeve bashkë me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Maduro u ka vënë fajin kundërshtarëve për problemet me energji elektrike, bashkë me Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështesin rivalin e tij, Juan Guaido.

Guaido, i cili udhëheq Asamblenë Kombëtare, të kontrolluar nga opozita, ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar dhe ka fituar mbështetjen e shumë kombeve evropiane, si dhe shteteve rajonale.

Rusia dhe Kina në anën tjetër mbështesin Maduron, një socialist që ka nisur udhëheqësinë më 2013, pas vdekjes së Hugo Chavez, transmeton rel.

Ai është betuar në mandatin e tij të dytë në janar të këtij viti, ndonëse procesi zgjedhor është bojkotuar nga Qeveria dhe është dënuar nga faktori ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Maduro është kritikuar edhe abuzimet e pretenduara me të drejtat e njeriut dhe keqmenaxhimin e ekonomisë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu