Mustafa i drejtohet Thaçit: Zhbllokoje KQZ’në

In Kosova, Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bllokuar KQZ’në. Mustafa thotë se emërimi i anëtarëve të KQZ’së duhet të bëhet konform Kushtetutës, Ligjit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Mustafa ka shkruar se dikush do të mbetet i pakënaqur, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të jetë përmbushja e bazës Kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare”,
ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq Mustafa thotë se në emër të partisë së tij i bën thirrje Thaçit që ta zhbllokojë KQZ’në.

Statusi i plotë i Mustafës në Facebook:

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.
Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentitme rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e paknaqësive
Ftoj presidentin në emer të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues. IM

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu