Ministri Ismaili takon homologun e tij në Maqedoninë Veriore, Venko Filipche

In Kosova, Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka realizuar një vizitë zyrtare sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka takuar homologun e tij maqedonas Venko Filipche
.
Ministri Ismaili e njoftoi homologun e tij në Maqedoninë e Veriut për reformat shëndetësore që po realizohen në Kosovë.
Të dy ministrat folën edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Ismaili e njoftoi ministrin Filipche për progresin dhe punën e madhe që po bëhet në Kosovë që sa më shpejtë të bëhet funksionalizimi i plotë i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipche, ofroi të gjithë mbështetjen e tij dhe të shtetit maqedonas për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Pas këtij takimi, ministri Ismaili zhvilloi edhe një vizitë në Fondin e Sigurimeve të Maqedonisë, për të parë nga afër funksionimin e këtij fondi dhe mundësitë e shkëmbimit të praktikave më të mira me Kosovën.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu