Het triku i fundit i realizuar nga Lionel Messi, është duke u vlerësuar shume special.
Sepse të tri golat e realizuara nga argjentinasi ishin të bukura, duke filluar nga gjuajtja e lirë e deri tek ‘parabola’ që mbylli takimin dhe plotesoi het trikun.
E për këtë het trik të yllit të Barcelonës, është pyetur edhe i ashtuquajturi rivali i tij, Cristiano Ronaldo.
Portugezi ka thënë se e ka parë paraqitjen e Messi dhe se i ka pëlqyer shumë goli i tretë.
“Po, e kam parë atë” ka thënë Ronaldo kur është pyetur nga gazetarët për het trikun e Messi kundër Betis.
“Ishte shumë i mirë. Goli i tretë ishte i mahnitshëm” ka shtuar tutje portugezi.
Dhe Ronaldo po përgatitet për ndeshjen e radhës me Portugalinë, pasi është rikthyer për herë të parë që nga përfundimi i Kupës së Botës në Rusi.