Tusk: Brexitit është në duart e britanikëve

In Bota, Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Brexitit është në duart e miqve britanikë pasi liderët e BE-së arritën marrëveshje për ta shtyrë datën e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian për të paktën dy javë.

Nëse deputetët britanikë e miratojnë marrëveshjen e kryeministres May javën e ardhshme, data e Brexitit do të shtyhet nga 29 marsi më 22 maj. Por nëse kjo nuk arrihet, Britania e Madhe ka afat deri më 12 prill që ta paraqesë një plan të ri.

Tusk tha se çdo gjë është e mundur deri më 12 prill, përfshirë ndonjë shtyrje më të gjatë apo anulimin e këtij procesi në tërësi.

Duke folur në Bruksel të premten, ai tha se është shumë i lumtur që 27 liderët e BE-së morën vendim të njëzëshëm për ta shtyrë afatin e Brexitit, sipas të cilit Britania duhej të largohej nga BE-ja të premten e ardhshme.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu