Deputetët konservatorë kërkojnë dorëheqjen e kryeministres May

In Bota, Lajme

Disa deputetë konservatorë kanë thënë se kryeministrja May mund ta fitojë mbështetjen për marrëveshjen e Brexitit nëse premton që do të japë dorëheqje nga pozita e saj.

Deputetët e partisë së kryeministres kanë deklaruar se ndoshta do të ofronin mbështetje për marrëveshjen aktuale në rast se sigurohen që ajo nuk do të jetë përgjegjëse për fazën e ardhshme të negociatave me Bashkimin Evropian.

Këto deklarata erdhën në kohën kur disa gazeta kanë raportuar se ministrat e kabinetit qeveritar janë duke e planifikuar një puç kundër kryeministres May. Megjithatë, zyra e saj i ka mohuar raportimet se ajo mund të bindet që të heqë dorë nga pozita e kryeministres.

May është përballuar me rritje të presionit për të dhënë dorëheqje pas një jave kur u detyrua që të kërkojë nga BE-ja shtyrje të afatit për tërheqje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ajo gjithashtu është kritikuar për hedhjen e fajit për këtë shtyrje te deputetët britanikë.

Ende mbetet e paqartë se a do të dërgohet kjo marrëveshje në kuvend për herë të tretë gjatë javës së ardhshme pasi kryeministrja ka thënë se do ta bëjë një gjë të tillë vetëm nëse ka mbështetje të mjaftueshme për marrëveshjen.

Sipas raportimeve të gazetave, ministrat britanikë janë duke planifikuar ta shkarkojnë kryeministren dhe ta zëvendësojnë atë me një kryeministër të përkohshëm deri në mbajtjen e një gare të organizuar më vonë gjatë këtij viti, shkruan “BBC”

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu