Automjetet e vjetra, shtyhet afati i zhdoganimit deri më 31 dhjetor

In Lajme, Rajoni

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në vendimin për zhdoganimin e automjeteve të vjetra.

Kështu, referuar vendimit të botuar në “Fletoren Zyrtare”, ndryshohet shkronja ‘c’ e pikës 8, si më poshtë:

“Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4.”

Po ashtu, një tjetër ndryshim është bërë edhe në pikën 9, sipas të cilit afati I fundit për zhdoganimin e automjeteve është deri më 31 dhjetor 2019.

“Automjetet e blera para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, që janë nisur për t’u çliruar për qarkullim të lirë dhe regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe që kanë hyrë në territorin shqiptar brenda datës 31.12.2018 dhe nuk kanë përfunduar procedurat doganore dhe të regjistrimit, kanë afat deri në 31 dhjetor 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme.”

Një tjetër pikë e ndryshuar në vendim është edhe 11-ta, e cila vijon si më poshtë:

“Ngarkohen autoritetet doganore të kontrollojnë dokumentacionin shoqërues të mjetit motorik dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat 4 dhe 8, të këtij vendimi.”.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu