Mjekët tregojnë se si mund të parandalohet arterioskleroza

In Shendeti

Së shpejti do të arrihet, që pllakat e krijuara në arterie si pasojë e sëmundjes së arteriosklerozës të identifikohen përpara se ato të shkaktojnë problem.

Tani, duke përdorur një teknologji të avancuar, shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë inflamacionin e arterieve dhe të bëjnë një diagnostikim të hershem përpara se pllakat të zhvillohen më shumë, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Express.

Studimi i publikuar në revistën Journal of the American College of Cardiology, do të sigurojë një diagnostikim të hershem dhe një trajtim efektiv për arteriosklerozën. Edhe pse tanimë shkencëtarët kanë informacion se arterioskleroza është një sëmundje inflamatore, nuk është ende e qartë për nivelin e inflamacionit dhe mënyrën e zhvillimit të tij.

Studiuesit përdorën rezonancën magnetike (tomografinë) për të detektuar gjenezën e inflamacionit tek njerëzit, të cilët tanimë ishin të diagnostikuar me arteriosklerozë. Ky studim është bërë në kuadër të Progression of Early Subclinical Atherosclerosis në të cilin janë bërë hulumtime me 4.000 persona të diagnostikuar me këtë sëmundje.

“Sot, për herë të parë me anë të një teknologjie të sofistikuar ne kemi arritur të zbulojmë mënyrën se si arterioskleroza krijohet tek njerëzit”, tha Dr. Valentin Fuster, kryesuesi i këtyre studimeve.

Arterioskleroza është një sëmundje, që prek arteriet që bartin gjak me oksigjen deri në zemër dhe në pjesët e tjera të trupit. Kur yndyra, kalciumi apo kolesteroli depozitohen brenda arteries formohen disa pllaka, që me kalimin e kohës forcohen dhe e bëjnë të vështirë qarkullimin e gjakut dhe njëkohësisht të oksigjenit.

Ky proces mund të shkaktojë pasoja fatale që vijnë si shkak i sëmundjeve të zemrës. Vetëm gjatë vitit 2016, janë shkaktuar 840.678 vdekje si pasojë e këtyre problemeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas këtij studimi identifikimi i hershëm i një inflamacioni të arterieve është indikator i hershëm i arteriosklerozës, prandaj mjekët duhet të fokusohen në identifikimin e këtij problemi dhe rrjedhimisht parandalimin e arteriosklerozës. Disa nga faktorët që ndikojnë në shkaktimin e kësaj sëmundje janë obeziteti, duhanpirja dhe faktorë të tjerë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu