Vëllezërit ndahen për një jetë më të mirë, lot dhe pikëllim në autobusin për në Gjermani

In Lajme

Ora 9 e mëngjesit në stacionin e autobusëve në Gostivar, përqafime dhe lot. Vëlla me vëlla po ndahen, e kur do të takohen serish asnjëri nuk e di.

Valixhet i kanë bërë gati për tu nisur drejt Gjermanisë, ose në ndonjë shtet tjetër të Evropës, nuk ka rëndësi, ku të gjejnë punë. Familjarët vështirë po i përballojnë ndarjet me më të dashurit e tyre. Të gjithë bëjnë me dorë dhe përshëndesin njeri-tjetrin.

Vetëm për këtë autobus janë shitur 44 bileta. Pasi u rehatuan nëpër vendet e tyre, autobusi u nisë drejtë rrugës së gurbetit.

“Në Maqedoni kam punuar në Komunën e Butelit, por shumë rroga e vogël, për 12.000 denarë shumë është e vogël. Jam detyruar të marr rrugën e kurbetit. Kam qenë në Zvicër në vitin 1998, është hera e dytë që po shkoj por këtë herë në Gjermani, pak e di gjuhën gjermane”.

Sunaji dhe Hajrushi, nuk njihen mes veti, por i bashkoi rruga e gurbetit. Ata thonë se po largohen me shpresën se jetët e tyre do të ndryshojnë për të mirë. Por e kanë vështirë ta lënë vendlindjen e tyre.

“Për në Gjermani në Berlin. Kam qenë edhe më herët, qëndrova 2 muaj. Erdha këtu për 10 ditë prapë po iki. Më herët kam punuar ndërtimtari si këtu edhe atje. Kam banesë, njerëzit, shoqërinë dhe familjen. Jam duke shkuar për një jetë më të mirë. Këtu pak më vështirë”, u shpreh Sunaj Tahiri, nga Shkupi.

“Në Gjermani në Berlin po shkoj. Kam familje atje. Është hera e pestë që shkoj. Jam nga Shkupi. Këtu kam punuar por është shumë dobët këtu nuk mjafton për këtë jetë duhet më shumë për atë dua të shkoj”, theksoi Hajrush Kamberi, nga Shkupi. Autobusët çdo ditë po bartin njerëz nga Maqedonia e veriut për në shtet evropiane.

Nëse vazhdohet kështu, vallë sa banorë do të mbesin në vend. Edhe agjenci tjera turistike thonë se numri i shitjeve të biletave njëdrejtimëshe është shtuar. Qytetarët po braktisin vendin për një jetë më të mirë, por se çfarë i pret atje do të mësoni në storjen e radhës.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu