Chelsea, Valenica dhe Napoli sigurojnë çerekfinalen

In Futboll, Sport

Chelsea, Napoli dhe Valencia janë tre çerekfinalistët e parë në Ligën e Evropës këtë edicion.
Chelsea e ka mposhtur skuadrën e Dynamo Kyiv duke e mposhtur në udhëtim me rezultatin 0:5.

Edhe pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, lojtarët e Maurizio Sarri nuk morën asgjë si të sigurt dhe dhanë maksimumin e tyre edhe në ndeshjen kthyese.

Në këtë takim ishte sulmuesi francez Olivier Giroud ai i cili shkëlqeu duke shënuar tri gola, shkruan lajmi.net.

Nga një gol për skuadrën e Chelsea realizuan edhe mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso, i cili shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, si dhe Callum Hudson Odoi që shënoi golin e fundit.

Në anën tjetër, edhe përkundër humbjes, Napoli siguroi kalimin në fazën çerekfinale pas dy përballjeve me Salzburg.

Italianët u mposhtën në udhëtimin në Austri, me rezultatin 3:1. Të parët në epërsi kaluan italianët me anë të Arkadiusz Milik. Vendasit u rikthyen me golat e Dabbur, Gulbrandsen e Leitgeb.

Tutje kaloi edhe skuadra e Valencias, e cila falë golit të shënuar në minutën e fundit të takimit, siguroi një biletë për kalimin tutje. Ata sot luajtën baras 1:1 kundër Krasnodar.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu