Hoti: Marrëveshja me Serbinë s’ka nevojë të shkojë në referendum

In Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë përmes referendumit.

Përmes një postimi, Hoti u shpreh se me Serbinë sipas tij duhet të arrihet një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën, dhe se sipas tij e njëjta nuk ka fare nevojë të shkojë në referendum.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Marreveshja me Serbine do te perfshije normalizimin e marredhenieve tona me kete shtet, asgje me shume. Prandaj, duhet te arrihet ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet perkatese.
Nje marreveshje e tille nuk ka nevoje te shkoje ne referendum, sic po paralajmeron shefi i PAN-it, vec nese ai po planifikon korigjim te kufirit me kete marrevshje. Le te jete i sinqerte me qytetare dhe pastaj do ta sheh vete pergjigjen e qytetareve.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu