Kjo është statistika e jashtëzakonshme e Milot Rashicës me Werder Bremen!

In Futboll, Sport

Milot Rashica më në fund duket se ka bindur trajnerin e Werder Bremen, dhe tashmë po aktivizohet në formacionin e parë.

Rashica po luan në fazën e sulmit, dhe shpeshherë si një 9 fals, ku po e gjen vetën mjaft mirë, dhe po tregohet vendimtar për skuadrën e tij.

Anësori kosovar ka arritur që të shënoj në dy paraqitjet e tij të fundit, madje duke zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës.

E kjo formë e jashtëzakonshme e Milot Rashicës sigurisht se na jep një statistikë të veçantë.

Ish anëtari i Llamkos Vushtrria, ka arritur që në nëntë ndeshje në Bungesliga në vitin 2019, të realizojë shtatë gola, përcjell lajmi.net.

Sigurisht, një numër të tillë të golave ka regjistruar vetëm sulmuesi polak i Bayern, Robert Lewandowski.

Shpresojmë që forma e njëjtë ta përcjell Rashicën edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, e në veçanti në atë kundër Bullgarisë.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu