“Paul Pogba do të largohet nga Man Utd këtë verë”

In Futboll, Sport

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United këtë verë.

Mesfushori francez, Paul Pogba, do të përshëndetet me skuadrën e Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni sipas Paul Ince.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 ka rikthyer formën e tij pas emërimit trajner te Manchester United të norvegjezit Ole Gunnar Solskajer.

Por pavarësisht kësaj, Pogba nuk ka fshehur dëshirën që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

“Ka lojtarë që duhet të lëvizin nëse Ole dëshiron të rindërtojë diçka”, ka deklaruar Ince në shkrimin e tij për Paddy Power.

“Por, ka edhe lojtarë që dëshirojnë të lëvizin vetë”.

“Fajtori kryesor i kësaj, unë besoj se është Paul Pogba. Ole duhet ta bind atë se ai do të ndërtojë ekipin rreth tij, duke shikuar përpara nëse ai dëshiron të qëndrojë”.

“Sinqerisht, nuk mendoj se Pogba do të jetë në ‘Old Trafford’ sezonin e ardhshëm”

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu